Fitoi të artën në Olimpiadë, sportistja shpërblehet me 500 mijë euro dhe një shtëpi nga qeveria

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Hidilyn Diaz hyri në histori të sportit të Filipineve pas fitoi medaljen e pare të artë për atë vend.

Diaz fitoi medaljen e artë në peshëngritje deri në 55 kilogramë. 30-vjeçarja e mori të artën me përpjekjen e saj të fundit.

Diaz e fitoi të argjendtën në Lojërat Olimpike të Rios, për ta përfunduar pritjen 20-vjeçare të shtetit të saj për medalje, por ajo shkoi një pozitë më lart në Tokyo dhe nuk arriti të përmbahej nga emocionet.

Bloomberg raporton se triumfi i siguron asaj më shumë sesa vetëm medaljen e artë.

Ajo fitoi 33 milionë pesos (500 mijë euro) para të gatshme nga qeveria dhe gjithashtu një shtëpi.

Të ngjashme