Flori Mumajesi flet publikisht për largimin nga muzika

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Për të parën herë, Flori Mumajesi ka folur publikisht për vendimin më të vështirë jetësorë, shkëputjen nga muzika.

Pas çmimit të parë të “Kënga Magjike”, edicioni i 20-të, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të fundit muzikore, të cilat kanë rezultuar absolutisht sukseset e tij të radhës, njofton Klan Kosova.

Kantautori i dashur për publikun shprehet për një etapë të panjohur për publikun, siç është edhe vendimi për të hequr dorë nga muzika.

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua”, shkruan ai në postimet e njëpasnjëshme në Instastory-n e tij.


Të ngjashme