Formacionet zyrtare: Maqedonia e Veriut nikoqire e Gjermanisë

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Në ‘Todor Proeski Arena’ zhvillohet ndeshja e Grupi J kualifikues për Kampionatin Botëror, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.

Skuadra nikoqire është në vend të dytë në grup me 12 pikë, nga tri fitore, tri barazime dhe një humbje.

Në anën tjetër, Die Mannschaft kanë regjistruar gjashtë fitore dhe një humbje dhe e kryesojnë grupin me 18 pikë.

Në ekipin e Blagoja Milevskit startojnë tre shqiptarë kundër të zgjedhurve të Hans-Dieter Flick.

Formacioni startues i Maqedonisë së Veriut: Dimitrievski; Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski; Ademi, Kostadinov, Nikolov; Churlinov, Jahovic, Elmas.

Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer; Klostermann, Süle, Kehrer, Raum; Kimmich, Goretzka; Havertz, Müller, Gnabry; Werner.

Të ngjashme