Fotografia e Leon Arifit shfaqet në ekranin gjigant të Times Square-it në New York

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Padyshim që fëmijët më Sindromen Down, por edhe ata me Autizëm janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe duhet të trajtohen si të tillë.

E është pikërisht fotoja e Leon Arifit e cila u shfaq në ekranin gjigant të Times Square të New York-ut.

E gjitha kjo falë nismës së Fjolla Rracit e cila njëkohësisht është edhe zëri i fëmijëve të cilët janë të prekur me Sindromen Down dhe ata autik.

Fotografia e cila u shfaq ne Times Square në Amerikë, ishte e Leonit së bashku me Fjollën të buzëqeshur. E ajo buzëqeshje ua ka marrë zemrat mijëra njerëzve që e kanë parë atë.

E këtë lajm e ka ndarë vetë Fjolla në rrjetin e saj social ne Facebook duke shkruar se kjo fotografi e ka zbukuruar qytetin e New York-ut.

Postimi i saj i plotë:

Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje!

Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare!!

Shtese: Sahere flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap.

Mirëpo nuk është kjo fotografia e parë e një fëmiu me Sindromën Down nga Kosova që shfaqet në njërin prej ekraneve të Times Square-it.

Vite më parë, saktësisht më 2019, ishte pikërisht foto e Ben Godenit djaloshit kosovar po ashtu me Sindromën Down, e cila u shfaq për herë të parë në këtë shesh.

Të ngjashme