Fshatrat e Gjakovës i japin mbështetje të fuqishme kauzës sonë për çlirimtarët

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate e Kosovës, ka mbajtur takim në fshatrat Rekë të Keqe dhe Rekë të Mirë të Gjakovës.

Sipas komunikatës së Nismës, banorë të këtyre fshatrave i kanë dhënë mbështetje kësaj partie.

“Bashkëluftëtarë, intelektualë dhe gjenerata e re e mrekullueshme në Rekë të Keqe dhe Rekë të Mirë të Gjakovës, po vazhdojnë të rreshtohen fuqishëm krah kauzës sonë për Çlirimtarët.

Jemi të kënaqur që projekti ynë po përkrahet fuqishëm nga njerëz e familje të cilat kanë dhënë shumë për vendin.

Me mbështetjen e kësaj zone dhe Gjakovës në përgjithësi, betejën tonë për rikthimin e së vërtetës sonë dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare do ta fitojmë më lehtë dhe mbi të gjitha zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlamentin e Republikës sonë”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme