FSK të shtunën organizon “Ditën e hapur”, qytetarët mund t’i vizitojnë kazermat

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, më datë 27 nëntor, duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00 organizon “Ditën e hapur”.  

Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.

Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm,  do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme