Futbollisti Kreshnik Bahtiri transferohet në Shqipëri tek Kukësi

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti Kreshnik Bahtiri është edhe zyrtarisht lojtar i skuadrës shqiptare KF Kukësi.

Janë pikërisht këta të fundit që tashmë e kanë prezantuar 28 vjeçarin që shkëlqeu në edicionin e fundit në Superligën e Kosovës, përcjell Klan Kosova.

“Futboll Klub Kukësi  njofton se mesfushori Kreshnik Bahtiri eshte zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin nje kontrate një vjeçare, me mundësi rinovimi për një sezon tjetër duke u bere kështu futbollisti me i ri ne skuadër”.

“Bahtiri vjen te Kukësi nga kampionati i Kosovës ku sezonin e fundit ka qene kapiten i skuadrës se Arbërisë ne Superligë. Ne 32 ndeshje te zhvilluara me ekipin e Arbërisë, Bahtiri ka shënuar 7 gola dhe 4 asiste”, thuhet në njoftim.

Kurse vet futbollisti nga Lipjani u shpreh u kënaqur me nënshkrimin tek skuadra nga Veriut i Shqipërisë.

“Shpresoj te jap me te mirën për Kukësin. Është një klub i organizuar dhe shpresoj te dalim kampion ketë sezon dhe te vazhdojmë ne këtë mënyrë. Forca Kukësi” tha Bahtiri.

Të ngjashme