Gashi bën homazhe te heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë homazhe në lapidarin e heronjve Afrim Zhitisë në dhe Fahri Fazliut në Podujevë, për të vazhduar edhe në Obiliq.

“Me bashkëpunëtorë sot në fshatin Llugë të Podujevës, nderova Heroin e Kombit Afrim Zhitia dhe pastaj në fshatin Llaushë të Podujevës nderuam Heroin Fahri Fazliu. Për të vazhduar më pas në komunën time në Obiliq pranë lapidarit të Heroit Fahri Fazliu ku së bashku me kryesuesin e kuvendit komunal, komandantin e stacionit policor, ekzekutivin dhe qytetarët e shumtë nderuam jetën dhe veprën e Heroit Fahri Fazliu. Lavdi Jetës dhe Veprës së Heronjëve. Lavdi të Rënëve për Liri”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të ngjashme