Gashi: Ulpiana po shndërrohet në një pikë turistike

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 16:09 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me ministrin e Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi, kanë vizituar Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se Ministria e Kulturës do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesë punimet dhe gërmimet  në Parkun Arkeologjik, pasi që është një trashëgimi e rëndësishme kulturore për vendin tonë.

“Jemi dakorduar të dalim pak te Parku Arkeologjik “Ulpiana” për të parë më afër procesin e gërmimeve që po ndodh që një kohë të gjatë këtu, që do të vazhdojë edhe me tutje. Kemi dalë  edhe për të treguar përkushtimin tonë që edhe vizitat e zyrtarëve të larte i sjellim në këtë aset të trashëgimisë kulturore, për të treguar përkushtimin tonë si ministri që e kemi rreth mbështetjes për pjesën e trashëgimisë kulturore”, tha Gashi.

“Ulpiana tani po merr pamje jashtëzakonisht të bukur, një monument shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe tani po shtohet edhe si pikë turistike, ku gjatë vitit 2018 kemi mbi 18 mijë vizitorë dhe kjo tregon se sa kanë qenë të rëndësishme investimet MRKS në këtë lojalitet të trashëgimisë kulturore”, tha Gashi.

Ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi, tha se sot gjatë takimit me ministrin e Kulturës kanë biseduar rreth bashkëpunimit në mes dy vendeve në aspektin e kulturës.

“Pata kënaqësinë që bashkë me ministrin dhe stafin e parkut Ulpiana të jemi dëshmitarë të një pune cilësore të realizuar këtu dhe të shpreh habinë time që edhe sa shumë punë ka për t’u bërë duke marrë parasysh që vetëm 2% i punëve janë bërë, ndërsa gjithçka që është bërë, është mahnitëse dhe dëshmon për një trashëgimi kulturore”, tha Ademi.

“Ju dëshiroj sukses në punët qe do vijojnë dhe nuk kam dyshim se përkrahja institucionale që i bëni këtij parku institucional arkeologjik, do të vazhdojë me të njëjtin ritëm”, tha ai.

“Biseduam për këmbim të përvojave në mes ekspertëve të dy vendeve në fushën e trashëgimisë institucionale, e cila duhet ta dëshmojë vetën në praktikë gjatë kohës vijuese”, shtoi Ademi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme