Gattuso jep dorëheqje si trajner i Milanit

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Gennaro Gattuso ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Milanit, shkruan Goal.

41 vjeçari kishte kontratë me klubin e tij të zemrës deri në vitin 2021, mirëpo e ka konsideruar këtë si vendimin e duhur.

“Të vendosësh ta lësh Milanin nuk është e lehtë. Por ishte një vendim që duhej ta merrja”, ka thënë Gattuso për Republica.

“Nuk kishte një moment preciz kur vendosa, ishte tërësia e 18 muajve si trajner i një ekipi që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerët. Muaj që i jetova me pasion të madh, muaj të paharrueshëm”.

Të ngjashme