Germin: Janë refuzuar 12 mijë e 566 votues nga diaspora

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Organizata Germin ka publikuar të dhëna nga procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime të cilat po verifikohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas Germin, deri në ora 19:00, janë refuzuar 12 mijë e 566 votues nga diaspora.

Të dhënat e publikuara tregojnë se 26 mijë e 69 zarfe janë hapur, ndërkaq nga to janë verifikuar gjithsej 43 mijë 982 votues.

Ndërkaq, prej tyre janë aprovuar 31 mijë e 416 votues.

“Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit”, thuhet në njoftimin e GERMIN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme