Gjakovë: Gjendet i varur muzikanti 38-vjeçar, policia jep detaje

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Një 38 vjeçar është gjetur i varur në litar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe shërbimi mjekësor, me ç’rast edhe është konfirmuar vdekja e tij.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare”, ka thënë Gjurkaj.

Indeksonline merr vesh se personi në fjalë është Behar Morina, një ndër tupanxhijtë më të njohur në Kosovë.

Sipas Policisë, viktima është gjetur në një shtëpi të pa banuar në fshatin Moglicë.

Xhurkaj tha se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme.

Të ngjashme