Gjashtë fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se gjashtë fshatra nuk do të kenë furnizim me ujë, ku sipas tyre kjo vie si pasojë e një defekti të gypit kryesor në Xërxe.

Fshati Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, Bratotin dhe Dejnë do të mbesin pa furnizim me ujë, pasi që siç tregojnë nga kompania do të bëhen punime në lokalizimin dhe sanimin e defektit.

“Defekt. Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor FI 300 në Xërxe. Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, Bratotin dhe Dejnë. Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura që sa më shpejt të rikthejmë furnizimin me ujë”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme