Gjermania me dëshirë dhe shpresë për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Gjermania është një partner i besueshëm i Serbisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Kristine Lambrecht, duke theksuar se është e rëndësishme që vendi i saj të ketë stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi një partner i ndershëm dhe i hapur, kështu kemi folur dhe kjo do të thotë të artikulojmë qartë se çfarë pret njëri nga tjetri në atë rrugë.

“Dëshira dhe shpresa jonë është që procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të marrë një vrull të ri”, tha Lambrecht pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

“Ne e mirëpresim vendimin e Serbisë, e cila ka marrë një qëndrim të qartë për luftën në Ukrainë dhe e ka quajtur atë siç është – një luftë që shkel ligjin ndërkombëtar”, tha Lambrecht.

“Gjermania nuk po zhvillon bisedime për të ushtruar presion, ne duam të kontribuojmë në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Lambrecht.

Të ngjashme