Gjinovci: Asnjëherë nuk u importuar mish me afat të skaduar, kemi pak inspektorë

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 15:13 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, ka raportuar në komisioni Në komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, lidhur me skandalin e mishit.

Valdet Gjinovci kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë tha se mishi me afat te skaduar nuk është importuar në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Mishit nuk është importuar. Ka qenë shtatori i vitit 2014 që është hasur në mish të skaduar dhe është asgjësuar, i ka njoftuar mediat  dhe ka qenë publike.  Në vitin 2017 ka ardhur mish pa afat nga Belgjika dhe e gjitha është asgjësë. Autoritetet belge janë njoftuar dhe kanë treguar se e kanë bastisur operatorin atje. Nuk duhet të hutohet opinioni sepse mishi i importuar ka qenë me afat.

Ai shtoi se problemin kryesor e kanë me numrin e vogël të inspektorëve.

“10 inspektor janë të pamjaftueshëm për 37 komuna. Tek importi i mishit ju garantoj dhe ju siguroj që mish pa afat nuk është importuar. 10 inspektor të cilët janë çdo ditë me qëndruar nëpër operator të biznesit nuk munden me mbërri sepse është numër i vogël i inspektorëve. Operatorët janë të njoftuar për rregullat për produktet që ju skadon afati. Transferim i inspektorëve që është afër 100 prej tyre nuk ka ndodhë edhe përkundër kërkesave që kanë qenë për transferimin”, tha ai.

Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk është parë insistim nga AUV për marrjen të inspektorëve komunal.

“Duke pas parasysh rëndësinë e Agjencionit, aktualisht mbi 70% e sëmundjeve janë prej prodhimeve shtazore. Duke marr parasysh që jeni agjencion në kuadër të zyrës së kryeministrit nuk kam parë një insistim tuajin që të vijnë inspektor komunal. Ju thatw se me rastin e Belgjikës është shkaktuar huti, mirëpo janë diku 40 mijë ton mish që importohen në Kosovë, si është e mundur që me aktivizimin e disa inspektorëve u zbulua mish pa afat”, tha Çaushi.

Enver Hoti nga Nisma tha se arsyetimi për numrin e vogël e të inspektorëve është e pa pranueshme.

“Ju that se ju është ngritur vetëdija deputeteve, neve na është ngritur vetdija qysh në themelimin e këtij agjencioni, përgjegjësi e juaja është mos kryerja e punëve. Po ndëgjojmë nga ju një lloj retorike që nuk keni kapacitet. Kjo për neve është e pa pranueshme”, tha ai.

Deputeti Salih Salihu nga Grupi i Deputetëve të Pavarur tha se AUV është ndër agjencionet më të rëndësishme, mirëpo përkundër kësaj gjendja e ushqimit që importohet nuk është e sigurt.

“Ju sipas ligjit obligoheni ta kontrolloni higjienën e ushqimit pavarësisht tiketës që shkruan mbi produkt. Kur kemi parasysh që Kosova shpenzon 40 milion ton mish, dhe në anën tjetër ju keni bërë 350 mostra në vit, me këto analiza nuk ka mundësi ju mi kontrolluar këto produkte. Ju po thirreni në tiketa. Vetëm kompania ‘Viva’ i ka importuar 62 mijë kg mish. Ju e dini që numri i zogjve të importuar është i madh dhe kanë hyrë në Kosovë pa asnjë analizë”.

“Kemi numër të madh të mishit të peshkut gjithashtu pa asnjë analizë. Kemi rreth 200 mijë kg mjaltë pa asnjë analizë. Ju e dini që në Kosovë nuk bëni analiza për aditivë, dhe kemi mbi 40 mijë ton që hynë në Kosovë dhe ju nuk bëni asnjë analizë”, tha ai.

Të ngjashme