Gjoshi për debatin parlamentar për punën e Qeverisë: Sa për Kurtin ky diskutim nuk do të ndodhte kurrë

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se debati parlamentar në Kuvend në lidhje me punën 100 ditore të Qeverisë, po mbahet me vonesë.

Gjoshi tha se pas insistimit të opozitës është duke u mbajtur kjo seancë.

Postimi i plotë:

Çfarë anomalie që pas 142 ditësh të mbahet sot debat parlamentar për punën 100 ditëshe të Qeverisë Kurti 2.

Ky debat vjen vetëm pas insistimit të opozitës, sepse sa për Kurtin dhe transparencën që e premtonte, do të kalonin edhe 100 ditë të tjera dhe ky debat nuk do të ndodhte kurrë.

Albin Kurti nuk dëshiron që të debatohet për punët e këqia të Qeverisë së tij, që as pesimistët më të mëdhenj nuk do ta besonin se do të degradonte kaq shpejtë.

• Afera korruptive • skandali me tiketat ngjitëse 5 euroshe • nepotizëm • politizim i institucioneve të pavarura • arrogancë në paraqitje • ikje nga debatet publike në media • politikë e jashtme e dështuar • armiqësim me Tiranën zyrtare • hapje e tregut për prodhimet serbe • dialog pa kushte me Serbinë • e dhjetëra tema të tjera e karakterizojnë Qeverinë e degraduar të Kurtit.

Të ngjashme