Gonxhe Çaushi zgjedhet kryetare e Degës së PDK-së në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosoves, Dega ne Mitrovicen e Veriut ka mbajtur zgjedhjet ne Kuvendin e Brendshem, ku me shumice votash Gonxhe Çaushi eshte zgjedhur kryetarr e Deges se Veriut.

“Faleminderoj gjithe Delegatet qe moren pjes ne Kuvendin e Brendshem Zgjedhore per Zgjedhjen e Kryetarit te Deges te Mitrovices se Veriut te Partise Demokratike te Kosoves.

Ku ne kete rast me vota te mshefta dhe me besim te plote, mora shumicen e votave dhe u zgjodha Kryetare e Deges se Veriut”, ka shkruar Çaushi.

Ajo ka shkruar se tani do te fokusohet ne mireqenien e qytetareve te veriut te Kosoves.

“Tani na pret nje gare e forte per Zgjedhjet Komunale lus cdo qytetar te tregoj unitet dhe bashkpunim per krijimin e mireqenjes sa me te mire per gjithe qytetaret e veriut”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme