Hajni tenton t’i vjedh 20 mijë euro tek këmbimorja në Prizren, kapet në flagrancë nga qytetarët

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj, njofton se gjatë ditës së sotme, i dyshuari F. I i lindur ne 1987, ka hyrë në zyre këmbimore në qendër të qytetit, duke kërkuar nga viktima që t’i këmbej 25000 franga me euro, dhe me rastin e numërimit të parave i dyshuari i merr 20.000 euro për t’i numëruar, me ç’rast ai e godet viktimën me grusht në fytyrë dhe ik me paratë.

Viktima kërkon ndihmë nga qytetarët, ndërsa i dyshuari e godet edhe një qytetar tjetër por ai rrëzohet, ndërkaq në afërsi të ngjarjes ka qenë edhe patrulla policore e cila reagon menjëherë dhe e arreston të dyshuarin.

Vlen të përmendet se i dyshuari veprim të njëjtë ka kryer edhe para rreth një jave ku viktimës ia ka marrë 1820 euro. Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi dhe Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ndalohet për 48 orë, ka njoftuar zëdhënësi Osmanollaj.

Të ngjashme