Haradinaj: Dështimet e kësaj qeverie dhe zgjidhjet do të përfshihen në planin tonë qeverisës

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbledhur disa nga figurat kyçe të kësaj partie, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas Haradinajt, zhvillimet politike, ekonomike e sociale në vend nuk kane qenë asnjëherë më dëmshme për vendin sesa sot.

“Çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve e shembulli më eklatant i kësaj është penalizmi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat”, shkroi Haradinaj.

Tutje, ai tha se takimin e sotëm diskutuan, sipas tij, për dështimet e kësaj qeverie dhe për zgjidhjet e duhura që të përfshihen në planin qeverisës të AAK-së, teksa shtoi se këtë plan do ta diskutojnë nesër në kryesinë e kësaj partie.

“Aleanca është e shqetësuar me këtë gjendje të pashpresë e cila kërkon zgjidhje urgjente”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme