Haradinaj: Do t’i forcojmë marrëdhëniet me Republikën e Turqisë, me popullin turk

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 10:38 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj, u mbajt manifestimi kushtuar komunitetit turk në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, për nder të kësaj dite, tha se së bashku të gjitha komunitetet përfshirë edhe atë turk ndërtojnë shtetin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Jem në një ditë që dëshmon se kush është Kosova, komuniteti turk feston në atdheun e vet, turqit në Kosovë nuk ndahen, janë bashkë. Populli i Kosovës ka marrëdhënie me Turqinë, ka atje plot vëllezër dhe motra, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kemi shumë për të bërë së bashku, e vetmja mënyrë me i kry punët është të ecim bashkë. Do forcojmë marrëdhëniet me Republikën e Turqisë, me popullin turk”.

Ndërsa ministri i Administratës Publike nga radhët e këtij komuniteti, Mahir Yagcilar, shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me moszbatimin e dispozitave ligjore dhe rekomandimeve nga ana e institucioneve shtetërore për komunitetin turk.

“Kjo ditë buron prej pavarësisë së Kosovës, para 10 viteve kur u shpall pavarësia edhe unë, edhe deputetë të tjerë me plot dëshirë kanë qenë nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë dhe shtetndërtimit. Për 10 herë po festojmë këtë festë me aktivitete të ndryshme”.

“Gjithmonë kemi pasë përkrahje edhe prej ish-kryeministrave, por siç shihet edhe në raportin e progresit, kur bëhet në nivele të shtrirjes ekziston problemi i strategjive, rekomandimeve për komunitetet e ndryshme. Duhet ta gjejmë një mekanizëm t’i zbatojmë dispozitat ligjore në harmoni me kushtetutën, ende ekzistojnë probleme. Shpresojmë që vitin tjetër të festojmë prapë pa viza, të ecim drejt BE-së”.

Kryetari i komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniqi, tha se prej të gjitha komuniteteve në Kosovë, ai turk është më i integruari, raporton EO.

 

Të ngjashme