Haradinaj: Kompanitë kanë problem të bëjnë biznes për shkak të mosliberalizimit

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 11:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është mirëpritëse për investimet e huaja, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në Forumin Frankofon të Investimeve, e cila është organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, përmendi që do të ketë lehtësim të politikave tatimore në mënyrë që investitorët e huaj dhe ata vendës të kenë mundësi të operojnë më lehtë.

Sipas tij, qytetarët dhe kompanitë kanë problem të bëjnë biznes pikërisht për shkak të procesit të vizave.

“Çka është me rëndësi për Kosovën është të dihet qe politika e tatimeve në Kosovë ka përparuar dhe është e dedikuar për zhvillimin ekonomik. Kjo është dëshmo qe Kosova ka reflektuar për një klime të investimeve në Kosovë që është kompatibile”.

“Që të fillosh një ndërmarrje në Kosovë nuk është e vështirë, nuk është e vështirë të operosh në Kosovë. Nëse kompanitë franceze reflektojnë ato mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në Kosovë. Kosova është shembull për bashkëpunim, e kemi shembull kompaninë ‘Automita’ sepse është model për funksionimin e saj. Ne kemi shumë persona të kualifikuar në fusha të ndryshme”.

“Duhet të jemi ambicioz dhe siç tha kryetari i kuvendit, qytetarët dhe kompanitë kanë problem të bëjnë biznes pikërisht për shkak të procesit të vizave”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) organizon Forumin Frankofon të Investimeve, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri. Merrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli etj.

Gepostet von EkonomiaOnline am Freitag, 26. Oktober 2018

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-kerkon-mbeshtetje-nga-franca-per-liberalizimin-e-vizave/

Të ngjashme