Haradinaj me një urim të veçantë për 7 Marsin, publikon foto nga klasa e katërt

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka postuar një urim të veçantë për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Haradinaj ka kujtuar sakrificën e mësuesve shqiptarë që e kanë bërë ndër breza.

Sidomos ai ka përmendur mësimdhënësit e viteve të nëntëdhjeta, të cilëve iu janë njohur kontributet gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Në këtë postim, ai ka bashkëngjitur edhe një fotografi të tij nga klasa e katërt.

Për më shumë, lexoni më poshtë postimin e tij:7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar dhe shumë e rëndësishme për historinë e popullit shqiptar. Kujtoj, në veçanti, mësuesit e mi dhe gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për të na edukuar e mësuar. Më së vështiri e patën mësuesit e nxënësit e viteve të nëntëdhjeta, të cilët në kushte shumë të vështira është dashur që të mësonin, edhe kur regjimi atëherë ua ndaloi mësimin qytetarëve të Kosovës veç pse flisnin shqip. Tashmë, mësimdhënësve të kësaj periudhe u njihen kontributet edhe nga shteti, falë një vendimi të qeverisë, për të cilin jam shumë krenar! Urime kjo datë e rëndësishme, të gjithë mësimdhënësve shqiptarë!

RH

P.S. Në këtë foto jam unë me shokët e shoqet e klasës dhe mësimdhënësit Bajram Çekaj, Nife Haskaj dhe Miftar Çekaj. 

Të ngjashme