Haradinaj në Gjakovë, kërkon votën e bashkëluftëtarëve

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për President nga kjo parti, Ramush Haradinaj, ka takuar bashkëluftëtarët dhe familjet e dëshmorëve në Gjakovë.

Haradinaj ka thënë se Gjakova i dha shumë lirisë dhe kërkoi votën e ish-ushtarëve të UÇK-së.

Postimi i plotë i tij:

Gjakova i fali shumë lirisë së Kosovës.

I lumtur që takova sot bashkëluftëtarët e mi dhe familjarët e dëshmorëve.

Shpalosa detaje të Programit të Aleancës si dhe u garantova përkrahjen nga shteti, për të cilin ata kontribuuan aq shumë.

Kërkova nga ta votën për Aleancën, që të ruajmë atë që e kemi ndërtuar deri më tani dhe të garantojmë kapërcimin e krizës dhe të ardhmen për qytetarët

Të ngjashme