Haradinaj nga Istogu: Me Rugovën kishim qëllim të thjeshtë, me u bë Kosova e pavarur dhe sa më e afërt me Amerikën

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për president i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar kohën kur u bë kryeministrër i vendit në vitin 2004 dhe se si kishte ardhur deri të marrëveshja me presidentin e atëhershëm Ibrahim Rugovën

Haradinaj në fjalimin e tij në Istog, ku u mbajt fushata zgjedhore, tha se me dy fjalë janë marrë vesh me presidentin Rugova edhe atë për 5 minuta kohë, për të qeverisur bashkë në 2004.

“Kemi pas një qellim të thjeshtë, me u bë Kosova e pavarur dhe sa më e afërt me Amerikën. Punët s’ janë kry krejt, Kosova ende nuk e ka kryer punët me Serbinë, ende kemi pune”.

Kreu i AAK-së, Haradinaj theksoi të pranishmëve se me Rugovën President e nderuan Kosovën dhe se ky i fundit ishte një burrë̈ i madh i Kosovës.

“Kosova ende nuk e ka kry punën me Serbinë, na u ka lodh populli, si me ec përpara ne si popull. Neve na duhet një plan qeverisës, që përshpejton zhvillimin ekonomik. Aleanca e ka këtë plan, kur votoni 135, ju votoni”, ka thënë tutje Haradinaj.

Teksa foli për Serbinë, Haradinaj tha se përballjet e tij me këtë shtet janë te hershme dhe se pa e pyet askënd por me aprovimin e Amerikës, u themelua ushtria. 

“Imagjinoni shefat e ushtrisë̈ qe kanë bo gjenocid ne Ballkan na flasin neve se çfarë ushtrie duhet te kemi. Ose kemi me hy ne NATO si Kosovës dhe e pavarur ose kemi me hy me Shqipëri në union”, tha Haradinaj derisa u shpreh i vendosur në forcimin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme