Haradinaj: Një Pejë e fortë është edhe një Kosovë e fortë

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Ish – shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet, Daut Haradinaj sot ka vizituar  nën-shtabet e Nabërgjanit dhe Tërstenikut.

Nëpërmes profilit të tij në facebook, Haradinaj theksoi se  tha se këtu po shihet fryma e fitores, duke shprehur besimin se me 14 shkurt kjo parti do të dal e para në këtë zonë.

Postim i plotë:

Së bashku me Ali Berishën dhe kolegët e tjerë i vizituam nën-shtabet e Nabërgjanit dhe Tërstenikut, ku shihet fryma e fituesit.

Një Pejë e fortë është edhe një Kosovë e fortë.

Forca e Kosovës do të triumfojë me 14 shkurt, do të jemi të parët në këtë zonë dhe vendimtar në krijimin e institucioneve të larta qendrore.

Këtë energji dhe këtë sukses e bënë edhe numri 2 në listën e AAK-së, Dr. Shemsedin Dreshaj që po bënë revolucion në tërë Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme