Haradinaj: S’jam kundër Mogherinit, në Berlin shtet i barabartë me vendet e rajonit

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj në konferencë për medie ka folur edhe njëherë për takimin në Berlin, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se në këtë samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të BE-së, por se nuk ka qenë kundër përfaqësuese së lartë të BE-së Frederica Mogherini, por kundër mënyrës së udhëheqjes.

“Është me rëndësi që Kosova është pjesë e pakos së 6 vendeve të Ballkanit, sepse nuk lejon njëra nga vendet me ngec ky takim është nga Merkel dhe Macron janë edhe institucionet e BE-së për nuk ka vërejtje se kush merr pjesë, ato që kam pas me ia thënë Mogherinit janë të kaluarës”.

Ai tha se Mogherimi me deklaratat e saja të mëhershme ka mundur të destabilizoj rajonin, por sipas tij, kjo i takon të së kaluarës.

“Unë nuk kam vendim kush udhëheq dialogun, unë kam vendim në parimet e dialogut, nuk kemi qenë kundër me udhëheq ajo, por me devijuar dialogun në vend se me fol për njohjen, nuk ka të bëj me personin por me materien”.

Ai tha se vdekjet në vendin e punës peshojnë mbi gjitha institucionet, por do të bëhet e pamundura që ligjet e punës të zbatohen sa më shumë, raporton EO.

“Zbatimi i Ligjit të Punës i të drejtave në punë dhe kushteve është obligim i Qeverisë dhe duhet të jemi zbatues të ligjit, nuk duhet lënë në mëshirën e sipërmarrësve, përgjegjësia bie në gjitha institucionet duhet të shtohet serioziteti në zbatimin e ligjit në punë, është e pamundur që kur të rritet ky seriozitet mu mënjanu gjitha por hetohet një lloj vakuumi”.

Haradinaj tha se ka kërkuar hetim për vdekjen e djeshme në shembjen e hotelit në Mitrovicë. Ai tha se ka kërkuar gjitha detajet deri në rastin fatal.

“Konstatimi i përgjegjësive duhet të ndodh, duhet mu bë një hetim se ku ka filluar dhe ku përfundon ky rast dhe unë kam kërkuar hetim”, tha Haradinaj.

Të ngjashme