Haradinaj viziton një fabrikë moblijesh në Gjilan, i premtohet një karrige në rast se bëhet president

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj në kuadër të fushatës parazgjedhore këtë të premte ka qëndruar në Gjilan.

Vizitën e filloi me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të këtij qyteti, ku edhe takoi familjarët e dëshmorit Reshat Ymeri në përvjetorin e rënies së tij, njofton Klan Kosova.

Për nënën e Ymerit, dëshmorit që ra në protestat e viteve të 90-ta kreu i AAK-së ndau një medalje për çështje kombëtare.

Prej aty, Haradinaj vizitën e vazhdoi në një fabrikë të mobileve, për ta përfunduar më pas në kompaninë “Flexograf” ku u njoh nga afër me kërkesat e punëtorëve të atjeshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme