Haxhiu: Programi i PDK-së parasheh rritje të sigurisë dhe të investimeve deri në pjesën veriore

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet Bekim Haxhiu, tha se programi i PDK-së i rimëkëmbjes së Kosovës parasheh rritje të sigurisë dhe të investimeve deri në pjesën veriore të Kosovës.

Në  vijim postimi i tij i plotë :

Sot pas takimit me qytetarët në Vinarc të Mitrovicës, vazhdova për në fshatin Vidimriç dhe në lagjet e veriut në të cilat është rikthyer jeta pas vitit 2008 pas investimeve që Partia Demokratike i ka bërë në këtë pjesë.

Me PDK-në në Qeveri kufiri i Kosovës do të jetë në pikat 1 e 31 dhe do të vazhdojmë investimet deri në Jarinje dhe Bërnjak. Programi i PDK-së i rimëkëmbjes së Kosovës parasheh rritje të sigurisë dhe të investimeve deri në pjesën më veriore të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet shpresa e vetme për Rimëkëmbjen e shtetit.

Qytetarët duke e parë joseriozitetin e qeverive të fundit po kërkojnë që të kthehet PDK fuqishëm e të vazhdojë punën në realizimin e projekteve te mëdha.

Ky mobilizim është mbështetje për udhëheqësit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë.

#PDK 134

#EnverHoxhaj 1

#BekimHaxhiu 109

#Rimëkëmbje

May be an image of 3 people and people standing
May be an image of 6 people and people standing
May be an image of 1 person, mountain and sky

Të ngjashme