Haxhiu: Subjektet e tjera janë të tronditura nga kuadrot e reja të VV-së

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Albulena Haxhiu, anëtare e kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë se subjektet e tjera politike janë të tronditura nga kuadrot e reja aty.

“Subjektet tjera janë të tronditur nga kuadrot e reja në Lëvizje që po e përfaqësojnë në mënyrë të jashtëzakonshme Lëvizjen në debate televizive, andaj përfaqësuesit e këtyre subjekteve nuk po mund të kontrollojnë veten duke përdorur gjuhë agresive, pikërisht ata që 10 vite minimum kanë thënë premtimet e njëjta dhe ndonëse kanë qeverisur aq gjatë, kanë sjellë degradim, krim, papunësi, pabarazi e padrejtësi”.

“Ata sërish flasin njësoj por tani as vetes nuk i besojnë më.Kthesa e madhe do të ndodhë më 6 tetor, fare se kemi problem t’i shohim e dëgjojmë talljet e mashtrimet e tyre deri atëherë.Qytetarët e kanë kuptuar që Lëvizja me kandidatin e saj, e sjellë ndryshimin e përparimin”, ka shkruar Haxhiu në rrjeti social Facebook.

Postimi i plotë:

Të ngjashme