Hazir Borovci rizgjedhet kryetar i Degës së Tretë të LDK-së

Prishtinë | 20 Kor 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Me përfundimin e kuvendit të Degës së Tretë në Prishtinë, është përmbyllur procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pa kundërkandidatë, Hazir Borovci është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Degës së Tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë.

Në njofttimin e LDK-së thuhet se ai është zotuar para delegatëve dhe të pranishmëve, që së bashku me ta, do ta nxjerrin LDK-në, partinë e parë në vend.

Tutje, pos zgjedhjes së kryetarit është zgjedh edhe kryesia e degës dhe e delegatëve për Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, i cili pritet të mbahet me 3 gusht.

Kuvendi ka kaluar pa asnjë problem, pas përplasjeve të cilat kanë ndodhur më parë në këtë degë.

Punimet e këtij kuvendi i kanë përshëndetur, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, njëherësh kryetar i Degës së Parë dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, e që vije nga kjo degë, Skender Hyseni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme