Hoti: Marrëveshja e Kosovës me Serbinë nuk ka nevojë të shkoj në referendum

Prishtinë | 17 Mar 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulllah Hoti, ka thënë se marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë më shumë.

“Prandaj, duhet të arrihet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse”.

“Një marrëveshje e tillë nuk ka nevojë të shkoj në referendum, siç po paralajmëron shefi i PAN-it, veç nëse ai po planifikon korrigjim të kufirit me këtë marrëveshje”.

“Le të jetë i sinqertë me qytetare dhe pastaj do ta sheh vetë përgjigjen e qytetarëve”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme