Hoti publikon një shkrim të Ibrahim Rugovës për 28 nëntorin

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një shkrim të botuar të ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili trajtonte çështjen e pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas Hotit, botimi është bërë më 28 nëntor të 1968-ës, nga ish-presidenti Rugova.

Në tekstin e botuar në fjalë, Rugova trajton përpjekjet e Ismail Qemajlit për pavarësimin e Shqipërisë, si dhe largimin nga pushteti Osman.

Burimi: Avdullah Hoti

“Mirë që u mashtruam të gjithë. Mirë që kujtuam se nuk kemi asgjë se kuçedra e Anadollit na gëëltiti ç’patëm, por s’mundi të mare atë më të vlefshmenë, më madhështoren – fuqinë trimëruese që çoi në këmbë prore shpirtërat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve”, shkruhet në tekstin e botuar në “Bota e Re”.

Kujtojmë se një ditë përpara këtij shkrimi, më  27 Nëntor 1968, studentët shqiptar në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan e Podujevë, demonstruan masivisht kundër pushtetit Jugosllav.

Të ngjashme