Hoxha: Dhuna në familje duhet të adresohet me prioritet

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se dhuna në familje duhet të adresohet me prioritet, shkruan EkonomiaOnline.

Hoxha tutje ka shprehur shqetësim ndaj 6 rasteve të dhunës, të regjistruara brenda 24 orëve, ku sipas saj janë te gjitha gra që shfaq dimensionin gjinor të kësaj problematike.

Shkrimi i plotë:

Dhuna në familje duhet të adresohet me prioritet!!!

Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar për 6 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve. Viktima të kësaj dhune janë te gjitha gra që shfaq dimensionin gjinor të kësaj problematike.

Dhuna në familje është vepër penale sipas Kodit të ri Penal dhe kryerësit e dhunës në familje duhet të marrin dënimin e merituar nga gjyqësori si organ përgjegjës, por edhe të trajtohen me seriozitet të lart nga momenti i raportimit e deri te riintegrimi i viktimës.

Dhuna në baza gjinore, është shkelje e të drejtave të njeriut e cila në mënyrë disproporcionale prek gratë dhe fëmijët.

Për adresimin e kësaj dukurie negative, duhet angazhim mbarë shoqëror, duke përfshirë institucionet dhe secilin prej nesh si individ për të parandaluar këtë dukuri dhe për të shfaqur jo tolerancë.

Dhuna në familje nuk ka justifikim në asnjë rast!

Të ngjashme