I jepet lamtumira e fundit Shqipdon Aliut, varroset afër babait

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar ceremonia e varrimit të 24-vjeçarit nga fshati Gadim e Ulët e komunës së Lipjanit.

Shqipdon Aliu u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në fshatin e tij të lindjes, ndërkaq rrethanat e vdekjes së tij janë ende të panjohura.

Familjarët e 24-vjeçarit kanë filluar ceremoninë e varrimit të të ndjerit Shqipdon Aliu. Ai do të varroset në fshatin e lindjes, pranë varrit të babait i cili vdiq para një jave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme