I keni publikuar ndonjëherë? Këto janë 15 fotot që nuk duhet t’i postoni kurrë

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Çdo ditë e më shumë po bëhemi të varur prej rrjeteve sociale dhe është shumë e vështirë t’ju shmangemi atyre.

Instagram, Snapchat, Facebook apo edhe shumë të tjera na marrin një pjesë shumë të vyer të kohës sonë dhe s’kemi faj sepse janë krijuar në një mënyrë të tillë që është shumë e vështirë t’u rrish larg.

Por e dini që një foto e keqe mund të jetë ëndrra juaj më e keqe? Mbajeni mend, interneti nuk harron kurrë.

Këto janë fotot që nuk duhet t’i publikoni:

1-Fotot nudo

2-Setin fotografik erotik në dhomën e gjumit ose në tualet.

3-Veten tuaj vetëm në të brendshme

4-Veten me rroba banjo

Mund t’ju duket çudi, por është një JO e madhe, përderisa nuk jeni modele rrobash banjosh.

5-Fotot tuajat ku dukeni duke u harbuar në party, të dehur dhe mbi tavolina

6-Duke marrë drogëra të ndryshme

7-Duke treguar sjellje të keqe ndaj seksit të ndryshëm

8-Foto tuajat duke u puthur

9-Foto tuajat ku tregoni se keni lënë shkollën ose keni gënjyer punëdhënësin apo prindërit

10- Foto me çdo lloj arme

11- Teksa jeni përfshirë në një aktivitet ilegal

12-Foto nga jeta juaj private

13-Foto të fëmijëve të tjerë që si njihni fare

14-Foto me konotacion hakmarrjeje

15-Foto që tregojnë gjendjen tuaj depresive

Të ngjashme