Idiotizmi i konstatimit “qe njëzet vjet e keni shkatërru këtë vend”

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 12:48 | Nga Faton Abdullahu

Kushdo që konstaton kështu, pështyn, nënçmon dhe nëpërkëmb votën e qytetarit të Kosovës në shumë vite pas.

Për më shumë kushdo që konstaton kështu, konsideron se qytetari i Kosovës në cilësinë e votuesit ishte budallë dhe Kosova vend i budallakive që nuk është dashtë as mu kriju shtet.

A kam të drejtë të konstatoj kështu? Po shumë bile. Qe pse.

Nëse Qeveria aktuale, si p.sh. Kryeministri i saj sot në Kuvend, thirret në 50.28% vota për të legjitimuar qeverisjen, nëse kjo Qeveri qytetarin si votues të saj në zgjedhjet e fundit e konsideron të ngritur dhe votues të mirë, pse mu të njëjtit, mohojnë se kështu, edhe në zgjedhjet e lira dhe demokratike, në shumë raste në këto 20 vitet e fundit, qytetarët e Kosovës kanë votuar ndershëm dhe mençur, duke vlerësuar mirë dhe drejtë, për udhëheqësi dhe qeveri të ndryshme, që i kanë shpallur fituese dhe i kanë përzgjedhur të udhëheqin me vendin e tyre.

“Qe njëzet vjet e keni shkatërru këtë vend” është moto monotone e kësaj Qeverie, që mohon djallëzisht historinë e re të shtetndërtimit.

Apo thënë më saktë mohon votën e qytetarit të Kosovës dhe demokracinë që është ndërtuar me shumë mund.

Apo thënë edhe më mirë “k’ta” ‘bashkë me ujin e përlyer po e hedhin edhe beben’ që po mundohemi ta rrisin tash sa kohë së bashku. Axhami hesapi, po ama me potencë hamshore.

Të ngjashme