Idrizi viziton minatorët, i quan luanët e nëntokës

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi ka vizituar minatorët e Trepçës në Mitrovicë, ku është shprehur se është kënaqësi vizita te ta.

Ajo ka thënë se minatorët janë luanët e nëntokës.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj minatorët, këta punëtorë të zellshëm e me zemër të madhe. Jo në kot gjithmonë iu kanë thënë luanët e nëntokës! Mirënjohje të pafund për ta nga bija krenare e minatorit!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme