Ish-ambasadori kosovar: Meliza Haradinaj ashtu siç u emërua, ashtu përfundoi – turpshëm

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori kosovar, Anton Berisha, ka reaguar për dorëheqjen e ish-ministres së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, pas skandalit të vjedhjes së votave për deputete.

Berisha, që në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi për deputet të LDK-së, tha se emërimi i Haradinaj-Stublla për Ministre të Jashtme ishte nënçmimi më i madh që ju bë diplomatëve dhe shtetit të Kosovës.

Ai thotë se ashtu siç u emërua ashtu edhe përfundoi mandati i saj – turpshëm.

“Emërimi i zonj. Meliza Haradinaj Stublla për Ministre te Jashtme te Kosovës ishte nënçmimi që iu bë intelektualeve, diplomateve e çka është me e rendesishmja shtetit te Kosovës. Mandati i saj nuk mund te ishte ndryshe përveç se i demshem dhe ashtu siç përfundoi – i turpshëm”, ka shkruar Berisha në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme