Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Ka ngecje në luftimin e korrupsionit, nevojitet reformë e thellë

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 11:52 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur tryezën e diskutimit me temë: “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbresha Loxha, deklaroi se efikasiteti i sistemit gjyqësor ka pasur lëkundje.

Sipas Hoxhës, asnjë situatë nuk mund të interpretohet si mjet që ia pamundëson kthimin e rastit në rigjykim nga Gjykata Supreme.

“Efikasiteti i sistemit ligjor në Kosovë është lëkundur shumë dhe diskutuar edhe më shumë kohëve të fundit meqenëse janë paraqitur një mori rastesh ku Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Prokuroria e Shtetit”.

“Në asnjë mundësi rasti i apelit nëse është marrë në shkelje të ligjit penal material të ndryshohet apo të kthehet në rigjykim. Asnjë mjeti juridik nuk mund t’i hiqen karakteri efektiv në raport me gjendjen e zbatimit të rregullt të ligjit dhe në raport me palët dhe vendimet e gjykatave më të ulëta. T’ia heqësh një mjet juridik karakterin efektiv është e njëjtë me mënjanimin e plotë të arsyes për ekzistencën e tij”.

Hoxha theksoi se Gjykata Supreme duhet të nxjerr udhëzuesin për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në Kosovë.

“Gjykata Supreme mbetet e autorizuar të bëjë përcaktimi e qëndrimeve parimore, nxjerrjen e mendimeve juridike dhe udhëzuesve për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës”, u shpreh ajo.

Shawn Waddoups, Drejtor i Programit INL për Kosovë, tha se duhet tu jepet mundësi të rinjve që të kujdesen për drejtësinë.

Waddoups theksoi se do të vazhdojnë përkrahjen e shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ti jepen mundësi njerëzve të rinj që kujdesen për drejtësinë. Rëndësinë e çdo roli që çdo qytetarë e luan në mbrojtjen dhe sundimin e ligjit. Jam i emocionuar se si e shoh se si ka përfunduar ky projekt. Ne jemi të përkushtuar ta mbështesim shoqërinë civile”.

“Të ofrojmë një mbrojtje dhe një të ulemi dhe të presim. Programi jonë ka përfshirë 40 praktikantë dhe do të vazhdojë dhe me projekte tjera për monitorimin e gjykatave për gjyqtar dhe policë”, tha Waddoups.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, deklaroi se korrupsioni dhe krimin organizuar vazhdojnë të jenë prezent në Kosovë.

Sipas Hasanit Kosova ka ngecje në luftimin e këtyre dukurive negative. Siç tha ai, Kosovës i duhet një reformë e thellë dhe angazhim më i madh.

“Nuk është çështje e vullnetit të Gjykatës Supremen por e ligjit se ligji nuk e mundëson një gjë të tillë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Gjykata nuk ka mundësi të rikthej rastin në rigjykim. Korrupsioni dhe krimin e organizuar është prezent në Kosovë, dhe në aspektin e luftimit kemi ngec, me një dimension kemi mbetur mbrapa në krahasim me rajonin. Ne kemi nxjerr një ligj në konfiskimin e pasurisë së gjyqtarëve, por nuk kemi ndërtuar normë fleksibile për të pasur ndikim në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Gjykata Supreme në vendimet e saj mund të ndërtoj një lloj standarde në procedimin e këtyre çështjeve ne instanca më të ultë të sistemit gjyqësor, por kontribut duhet të kenë të gjithë mekanizmat si politik. Ka punë shumë për të bërë dhe qëndrojmë larg vendeve të regjionit. Sepse ne kemi pasur përzierje të gjyqësorit qysh pas përfundimit të luftës. Kjo do të jetë pengesë për anëtarësimin drejt BE-së si dhe liberalizimin e vizave. Duhet angazhim më i madh dhe reformë e thellë”, u shpreh Hasani.

Laura Pula, Prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, theksoi se në mënyrë drastike janë duke u rritur rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Rezultatet janë evidente dhe ju mund të shihni se në mënyrë drastike rritet numri i rasteve të korrupsionit. Këshilli Prokurorial ka punuar duke ngritur aktakuza ndaj ministrave, prokurorëve e gjyqtarëve. Neni 436 parasheh se Gjykata Supreme nuk mund t’i ndryshoj kur të ushtrohet kërkesa e paligjshmërisë që të ndryshohet apo të rikthehet në rigjykim. Janë raste kur këto kërkesa janë iniciuar nga zyra e Prokurorit të Shtetit. Të gjitha kërkesat e ligjshmërisë që janë bërë te ato konstatohet shkelja e ligjit”.

Sipas saj, në vitin 2019, Gjykata Supreme ka aprovuar vetëm 2 raste nga 26 të tilla duke i konsideruar vetëm konstatime.

“Dhe është një numër i konsiderueshëm i rasteve që i ka ushtruar prokurori i shtetit me iniciativë. Në vitin 2018 kemi pranuar 25 raste me vetiniciativë jo nga palët dhe të aprovuara janë 18 dhe të refuzuara 7 nga prokurorit ndërsa nga Gjykata Supreme aprovon 10 raste të korrupsionit. 2019, kemi pranuar 26 kërkesa, aprovuar 13 refuzuar 12 derisa Gjykata Supreme”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme