Ismaili: Në 3 muajt e parë të këtij vitit u vendosën 507 stenta te pacientët, dyfish më shumë se në 2018

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është shprehur i lumtur me shërbimin 24-orësh në kujdesin e zemrës dhe stenimit në QKUK.

Ai ka treguar se brenda 3 muajve të parë të vitit 2019 mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta te pacientët dyfish më shumë se në vitin 2018.

Postimi i plotë:

Shumë i lumtur për ecurinë e shërbimit 24-orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK. Vetëm brenda 3 muajve të parë të vitit 2019, mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta te pacientët, dyfish më shumë se në vitin 2018, të cilat, për këtë periudhë kohore, arrinin deri në 285 sosh. Për të njëjtën kohë, janë realizuar edhe 719 koronarografi, për dallim prej 543 në vitin e kaluar. Këto shërbime përkthehen në qindra-mijëra euro kursime të qytetarëve. Ky është shembulli më i mirë që na garanton se puna që po bëjmë sot do të jetë afatgjate dhe gjithmonë në mbrojtje të shëndetit dhe xhepit të qytetarëve tanë. #BashkëeNdreqim

Të ngjashme