Isufi: Zgjedhja e presidentit e rëndësishme për ditën e 14 shkurtit

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi theksoi se proceset zgjedhore të 14 shkurtit janë të një rëndësie të veçantë për faktin se nuk ka të bëjë thjeshtë me Kuvendin dhe qeverinë, por edhe zgjedhjen e presidentit .

Isufi thotë se duke votuar Aleancën me numër 135, ju keni votuar për sigurinë e Kosovës, për forcën që i duhet vendit, për një president i cili në të gjitha etapat e historisë ka dëshmuar se përnjëmend e do Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Për dallim nga të gjitha proceset zgjedhore, ky i 14 shkurtit ka një rëndësi të veçantë për faktin se nuk ka të bëjë thjeshtë me Kuvendin dhe qeverinë, por edhe zgjedhjen e presidentit.Duke votuar Aleancën me numër 135, ju keni votuar për sigurinë e Kosovës, për forcën që i duhet vendit, për një president i cili në të gjitha etapat e historisë ka dëshmuar se përnjëmend e do Kosovën, i do qytetarët dhe mendon për brezin e ri.Voto Aleancën me numër 135!Voto numrin 60!

Të ngjashme