James Rodriguez është i humbur, s’di asgjë

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Edhe një tjetër verë James Rodriguez duhet të merret me të ardhmen, të gjejë klubin ku do të vazhdojë karrierën.

Largimi i Carlo Ancelottit nga Everton i ka shkaktuar telashe Jamesit, i cili nuk preferohet nga Rafa Benitez dhe i ka kërkuar të gjejë një klub të ri.

James, që pati një epokë të shkurtër brilante me Real Madridin, tani është si i humbur, s’di se ku do të shkojë.

“Nuk e di ende se ku do të luaj. Është e komplikuar. Do të luaj kudo që më duan. Duhet të jem aty ku më duan”, tha ai. 

Të ngjashme