Jeta Statovci përkujton protestat studentore në krye me Ejup Statovcin

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka përkujtuar 25- vjetorin e protestat studentore paqësore të 1 tetorit 1997 dhe ish- rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci. 

Ajo ka thënl se ish-rektori me studentët e UP-së duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen nga regjimi serb. 

“Sot janë bërë 25 vjet nga protestat e studentëve, por ende i kemi të freskëta kujtimet nga demonstrata e 1 Tetorit të vitit 1997. Ishin ditë kur studentët, në krye me ish-rektorin Ejup Statovcin nuk e duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen nga regjimi serb”, ka shkruar ajo.  

“Trimëria e rektorit Statovci, mbetet gjatë në historinë kombëtare. 25 vjet pas atyre protestave, Kosova frymon lirshëm, dhe falë asaj rezistencë, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë. Pusho i qetë profesor, e na prit në jetën e përjetshme”, ka shkruar tutje ajo. 

Të ngjashme