Kadri Veseli iftarin e parë e kaloi me prindërit

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kaluar iftarin e parë të këtij Ramazani bashkë me prindërit e tij në Mitrovicë.

Edhe pse të shtyrë në moshë, prindrit e Kryeparlamentarit Kadri Veseli duken ende të fortë teksa siç dhihen në foto, e kanë futur djalin e tyre në mes.

Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka postuar edhe një fotografi bashkë me prindrit dhe familjen e tij, ku edhe ka uruar të gjithë nesimtarët duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë.

“Me prindërit për iftar. Agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë për të gjithë”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme