Kadriu: Kosova duhet të vë kushte në dialog, Serbia nuk ka të drejtë

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës ministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu,  përmes një publikimi në Facebook ka komentuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Kadriut Kosova ka hy në dialog pa asnjë kusht duke përmendur  mijëra shqiptarë të zhdukur, dhjetëra mijëra të vrarë e përdhunuar, qindra mijëra shtëpi të shkatërruara, shkruan EkonomiaOnline

“Kushtet e vëna nga ana e Serbisë për të vazhduar dialogu, janë të papranueshme për Kosovën, madje do të duhej të ngjallnin reagime të ashpëra edhe nga BE-ja. Kosova ka hy në dialog pa asnjë kusht, pavarësisht se janë mijëra shqiptarë të zhdukur, dhjetëra mijëra të vrarë e përdhunuar, qindra mijëra shtëpi të shkatërruara, dhe pranuam të hyjmë në bisedime pa kushte.”

Madje përmes këtij shkrimi zëvendës ministri Kadriu ka thënë se Kosova është ajo që duhet vënë kushte dhe jo Serbia, dhe se taksa mbetet e vetmja armë e shtetit të Kosovës.

“ Ajo që do të duhej me vën kushte, është Kosova, Serbia nuk e ka këtë të drejt. Sidoqoftë, taksa mbetet e vetmja armë që shteti ynë e ka në dorë, vendimi i qeverisë është i drejt sepse mbron shtetin dhe refuzon të nënshtrohet. Andaj, neve na mbetet të punojmë për të mirën e qytetarëve, të shtetit dhe për brezat e rinjë. Çdo tërëheqje nga vendimi për taksën, është dhënie e mundësisë për Serbinë që të vazhdoi tutje me kushte të tjera. Çka është mjaft, është mjaft!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme