Kampioni në fuqi pret Flamurtarin, derbi zhvillohet në Riza Lushta

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 11:26 | Nga

Java e dytë në elitën e futbollit kosovar ka filluar me tri ndeshje të zhvilluara ditën e shtunë.

Ndërkohë në program janë tri sfida tjera ditën e sotme (e diel).

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do ta luaj edhe ndeshjen e javës së dytë si vendas, pasi do të jetë nikoqir i Flamurtarit.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve, ku Drita demoloi KEK-un 5-0, ndërsa Flamurtari triumfoi minimalisht ndaj Ferizajt 1-0.

Padyshim që derbi i javës së dytë do të luhet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Trepça ’89 do të jetë mikpritëse e fituesve të Kupës së Kosovës, Prishtinës.

Ekipi i drejtuar nga Gugash Magani vije në këtë takim mas barazimit ndaj Feronikelit, ndërsa Prishtina nuk e ka zhvilluar fare ndeshjen e javës së parë ndaj Gjilanit.

E ndeshja e fundit për këtë xhiro është ajo mes Ferizajt dhe Lirisë, që do të zhvillohet në Ferizaj tek fusha me bari sintetik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme