Kanadaja njeh stuhinë më të fuqishme në histori, mijëra shtëpi nën ujë

Prishtinë | 25 Sht 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç ishte parashikuar, dëme të mëdha ka sjellë përplasja e uraganit “Fiona” në brigjet e Kanadasë.

Pas një jave shkatërrim në Karaibe, uragani i fuqishëm përfshiu pjesën lindore të Kanadasë, duke zhytur nën ujë qindra shtëpi në zonën bregdetare dhe lënë pa energji me mijëra të tjera.

Deri në këto momente nuk raportohet për viktima, ndërkohë që autoritetet e konsiderojnë “Fionën” si një ndër stuhitë më të fuqishme që ka njohur vendi.

Sipas qendrës kombëtare të uraganeve, fatmirësisht uragani e ka humbur fuqinë pas kaloi Nova Scotia dhe mund të konsiderohet si një stuhi, ndonëse shirat e rrëmbyer nuk kanë ndalur.

Uraganet në Kanada janë tepër të rrallë për shkak se kur stuhitë mbërrijnë në ujëra të ftohta e humbi burimin kryesor të energjisë. Por ciklonët post-tropikale mund të kenë ende erëra të forta ndonëse kanë humbur formën që i karakterizon.

Të ngjashme