Kapet sasi e madhe cigareve, bombonave dhe çamçakëzave të kontrabanduara

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Njësit e Doganës së Kosovës kanë realizuar një aksion pas hetimeve operacionale ku edhe personi i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

“Pas një hetimi penal, bazuar në urdhëresën e Gjykatës përkatëse, dje në orët e pasdites, njësitet e Doganës se Kosovës kanë ushtruar kontroll në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës, me qëllim të gjetjes së provave dhe mallrave të kontrabanduara”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Si rezultat i hetimeve zyrtarët e Doganës kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë mallra të kontrabanduara në sasi të konsiderueshme.

“Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha, më poshtë një përmbledhje e përshkrimit

të mallrave të sekuestruara:

Cigare     278,960 copë

Poqa te thjeshta elektrike    1600 copë

Bombone   45 Kg

Çamçakëz 81 Kg

Brisqe të rrojës     244 Komplete (1 komplete x 4 pce)

Vlera mallit: 5,432.71 €

Taksat Total: 18,342.56 €

Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e

ndalimit për 48 orë”.

Të ngjashme