Kate Middleton dhe Princi William festojnë dhjetë vjetorin e martesës së tyre

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Kate Middleton dhe Princi William janë duke festuar një moment të rëndësishëm.

Sot (e enjte) shënohet 10 vjetori i martesës për dyshen mbretërore, të cilët thanë “PO” më 29 prill të vitit 2011.

Përvjetori emocionues po festohet me një palë fotografi të reja ku shfaqen Middleton, 39 vjeçe dhe William, 38 vjeçar.

Për fotot, të dy ishin veshur në blu.

Kate u shfaq me një triko të kaltër me mëngë të tejdukshme, gjersa në pjesën e poshtme tërësisht në të bardhë. Nga ana tjetër, William mbante një triko të thjeshtë, këmishë me jakë dhe pantallona.

Në fotografinë e parë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin të ulur pranë një sfondi të gjelbëruar, gjersa në të dytën, ata përqafuan njëri-tjetrin ku po qëndronin pranë një ndërtese.

“10 vite”, ka qenë përshkrimi i imazhit të parë. “Bërë këtë javë përpara 10 vjetorit të martesës së Dukës dhe Dukeshës”.

Ky set i ri fotografik është realizuar nga Chris Floyd.

Që nga dasma e tyre, dyshja kanë mirëpritur tre fëmijë: Princi George, shtatë vjeç, Princesha Charlotte, pesë vjeçe dhe Princi Louis, tre vjeç.

Charlotte do të festojë ditëlindjen e saj të gjashtë këtë fundjavë. Ditëlindja e Louis ishte javën e kaluar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme