Kërkesë për paraburgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se sot, me urdhër të Prokurorit të Çështjes, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër tre të pandehurve B.G., B.R., dhe B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se datën 10.01.2019, në Ferizaj, në Rr.”Elena Gjika” pas një kontrolli nga ana e Policisë së Kosovës-Sektori Antidrogë, tek i pandehuri B.G., kanë gjetur një sasi narkotik të llojit marihuanë me peshë 102 gramë, ku ky i fundit me të vërejtur hetuesit policorë , sasinë narkotike e hedh në tokë, e që të njejtën sasi e ka marrë nga i dyshuari B.R., ku ky i fundit e ka blerë nga i dyshuari tjetër B.R., të cilën sasi të pandehurit e kanë poseduar në mënyrë të pa ligjshme dhe pa autorizim si dhe të njejtën e kanë pasur për qëllim ta shesin apo shpërndajnë, ku e njëjta sasi edhe u konfiskohet nga ana e policisë, me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i pandehuri B.G., gjendet në ndalim që nga data 10.01.2019, kurse dy të pandehurit tjerë B.R., dhe B.R.,  janë në arrati dhe në procedurën hetimore ndaj tyre me vendim të prokurorit të Çështjes është marrë aktvendim për fillim të hetimeve.

Të ngjashme